24/03/2015

Përshkrimi :
Vetem 3 perberes: Karrote-Molle-Xhenxhefil. E thjeshte, e shijshme dhe plot ushqyes.
Ky eshte lengu perfekt para se te nisni diten tuaj te ngarkuar.
Parandalon ftohjen dhe gripin.
0

09/03/2015

Përbërësit:
6 karçofë
2 vezë
Hudhër dhe majdanoz
Bukë e thërrmuar
Vaj
Kripë
Përgatitja:
Pastroni karçofët, prejini në copa, ziejini, pastaj kullojuni ujin. Rrihni vezët me kripë, shtojani karçofëve, lërini për gjysmë ore dhe pastaj kalojini në bukën e grirë, vërini në një tavë pjekjeje, me pak vaj, hudhra e majdanoz dhe piqini në 200 gradë celsius për 30 minuta.
0

Nevojiten:
* 4 karota
* 4 kungulleshka
* 400 gramë mish i bluar viçi
* 70 gramë luspa soje
* 1 kokë qepë
* 1 lugë e vogël piper i kuq i bluar
* 1 decilitër vaj
* 2 lugë miell
* 3,5 decilitra supë viçi
* 3 të verdhë të vezës
* 1 lugë djathë parmëzën
* kopër, erëza të përziera
* kripë, piper i zi

Gatimi:
1. Karotat qërohen, priten në katrorë dhe zihen në ujë të valë, derisa të zbuten. Kungulleshkat gjithashtu qërohen, u hedhet kripë dhe lihen të kullohen. Luspave të sojës u derdhet ujë valë, në mënyrë që të fryhen, e pastaj kullohen.
2. Në pak vaj kaurdiset qepa e grirë imët, e pastaj shtohet mishi i bluar dhe kaurdiset duke shtuar ujë kohë pas kohe, derisa të zbutet.
3. Shtohen luspat e sojës, piperi i kuq i bluar dhe erëza sipas shijes. Të gjitha përzihen mirë.
4. Në 0,5 decititra vaj kaurdiset mielli dhe kopra, e pastaj shtohet gradualisht supë viçi. Përzihet derisa të fitohet dendësia e dëshiruar.
5. Salcës së përgatitur i shtohen erëza – pas shijes, lihet të ftohet dhe përzihet – të parmezani dhe të verdhtë e vezëve.
6. Ena rezistuese ndaj zjarrit lyhet me vaj, fundi i saj mbulohet me gjysmën e ve të përziera (kungulleshka dhe karota dhe derdhet përmbi mbushja nga mishi.
Pas kësaj renditen perimet e mbetura ane përmbi u hedhet salcë nga kopra. Musaka piqet derisa të skuqet në furrën e nxehtë në 200 gradë Celsius.
Këshillë shtesë: Salca nga kopra do të jetë më e shijshme nëse i shtohet pak ajkë.
0

08/03/2015

Përbërësit
- 8 kunguj
- 2 veze
- 500 gr rikota
- 400 gr pete sfoliat
- 40 gr fara pishe
- 100 gr pesto
- 40 gr djathë kaçkavall
- 1 thelbi hurdhe
- borzilok
- vaj
- kripe, piper
Përgatitja
Skuqni hurdhën e grire dhe farat e pishës me tre luge vaj, bashkoni kungujt e prere ne feta te holla dhe lërini ne zjarre për 7-8 minuta. Përzieni rikoten, djathin kaçkavall, një veze, kripe, piper dhe 4 gjethe borzilok te grira. Shtrini pete sfoliat, me pas përhapni përbërjen me rikoten dhe me pas atë me kunguj, mbështilleni petën dhe sipër hidhini vezën tjetër te rrahur, futeni ne furre me 180′ për 30 minuta. Shërbejeni me pesto.
0

Përbërësit: 
* ½ kg miell
* 300 djathë
* 3 lugë sheqer
* 1 tharm i freskët
* 3 lugë sheqer
* ½ l ujë
* vaj, kripë

Gatimi:
Në enën me tharmin hedhim dy lugë sheqer, pak kripë dhe pak ujë të vakët. Shtojmë 2-3 lugë miell, përziejmë dhe tharmin e lëmë të fryhet.
Në mesin e miellit bëjmë një vrimë, hedhim në të kripë dhe pak sheqer dhe e vëmë tharmin. Përziejmë me lugë dhe shtojmë vaj. E ngjeshim brumin, duke hedhur gradualisht ujë të vakët. Hedhim ujë derisa brumi ta fitojë dendësinë e duhur. Brumin vazhdojmë ta ngjeshim me duar në tavolinën e punës, në të cilën kemi hedhur miell.
Brumin e bëjmë në formë topi dhe disa herë e përplasim për tavoline. Në mes të brumit bëjmë një vrimë dhe në të hedhim vaj. Vazhdojmë ta ngjeshim brumin me të dy duart.
Brumin përsëri e bëjmë në formë topi dhe e lëmë në pjatë për t’u fryrë. Brumin e fryrë e presim në katër copë të njëjta nga të cilat bëjmë katër petë me madhësi të pjatës.
Petët i vëmë në tavë dhe i lyejmë me vaj. I lëmë të qëndrojnë 15 minuta.
Djathin e shtypim me pirun.
E marrim njërën petë, e përhapim edhe pak dhe e vëmë mbi një leckë. Në një enë vëmë vaj, me të cilin do t’i lyejmë duart, për ta përhapur petën. Petën e përhapim në madhësi si për pite. Mbi petë vëmë nga djathi i shtypur dhe me ndihmë të leckës, e mbështjellim në formë roleje. Rolenë e mbështjellim në rreth, duke krijuar koll pite. Kollpitet e gatshme i vëmë në tavë. Të njëjtë gjë e bëjmë edhe me petët e tjera. Sipër kollpiteve hedhim vaj dhe tavën e vëmë në furrë. Pjekim 15 minuta, në temperaturë prej 250 gradë.
Kollpitet e pjekura i shërbejmë me kos.
0

Përbërësit:
* 1 gotë e gjysmë me miell
* 3-4 lugë me djathë parmexhan të grirë
* 1 lugë e gjysmë çaji pluhur
* gjysmë lugë çaji kripë
* 1 lugë gjelle piper i zi (i shtypur)
* 1 lugë e gjysmë me gjalpë të pakripur
* 2 lugë sheqer
* 3 vezë të mëdha
* 1 filxhan me fruta arrore, të copëtuar (fëstëkë, arra ose bajame)

Përgatitja:
Ngrohni paraprakisht furrën në 180 gradë C. Vendosni një tepsi pjekje.
Në një tas, përzieni së bashku miellin, kripën dhe piperin. Në një tas të veçantë, duke përdorur një mikser dore, përzieni gjalpin dhe sheqerin. Shtoni vezët në të njëjtën një kohë dhe përzieni mirë pas kësaj.
Shtoni djathë dhe njërën nga frutat arrore dhe përzieni përsëri, pastaj shtoni përbërësit e thatë, duke i përzier deri sa të bëhet një masë.
Ndani brumin në dy pjesë të barabarta dhe me shtrojeni petë në një gjatësi prej rreth 30 cm dhe gjerësi prej 4 cm. Vendosini pranë e pranë në tepsi.
Spërkatni petët me 3-4 lugët e djathit të mbetur dhe piqeni për rreth 30 minuta ose derisa të marrë një ngjyrë kafe të lehtë dhe të jetë e fortë po ta prekni.
Hiqeni nga furra dhe lëreni të ftohet për 10 minuta, ndërsa furrën mbajeni në 180 gradë C. Duke përdorur një thikë të mprehtë, prisni petët në pjesë rreth 3 cm.
Vendoseni përsëri në furrë dhe piqeni edhe për 5 minuta të tjera.
Ftoheni plotësisht para se ta shërbeni.
0

Për të bërë një byrek të vogël në tavën me korent merren 3 filxhanë kafeje ujë, 1 filxhan kafeje me vaj, hidhen në tas, shtohet kripë, hidhet miell i situr rreth 2 gota uji dhe brumi zihet i fortë si për byrek të zakonshëm. Brumi punohet mirë, lihet për 10 minuta, ndahet përgjysmë, secila pjesë ndahet në 10 kulaçe të ogla sa një kokërr arre. Çdo kulaç hapet në petë të vogla me di etër 10-12 cm secila petë lyhet me vaj ose vaj të përzier me dhjat ë (sipas dëshirës mund të hidhet dhe gjalp’ë). Petët vendosen 5 e ga 5 mbi njëra-tjetrën, shtypen pak me dorë dhe hapen me okllai ( tës) ose me shishe me ma e tavës me korent. Një. pete- ka shtresa vendoset në tavë të lyer me yndyrë, spërkatet me vaj, mbi të vendoset një petë tjetër, hidhet mbushja, rrafshohet, mbulohet me një petë pesështresëshe, spërkatet me yndyrë dhe vendoset peta e fundit, përsëri spërkatet me yndyrë dhe vihet për t’u pjekur. Zakonisht pjekja zgjat 15 minuta, pastaj byreku kthehet nga ana tjetër dhe piqet 5 minuta të tjera. Mbushja vihet sipas dëshirës: me djathë e vezë, me gjizë e vezë, me presh, me spinaq, me kungull etj
0

Nga brumi sfoliat priten 3 disqe me formë të rrumbullakët dhe me diametër 10-12 cm. Dy disqeve u bëhet një prerje me gotë në mes, një disk lihet i tëri. Në tepsi vihet disku i parë, lyhet me t verdhë veze të holluar me pak ujë, duke u kujdesur që të mos ullojë anash, se pengohet fryrja gjatë pjekjes. Pastaj vihen dy dis et e tjerë, lyhen me vezë dhe piqen në temperaturën 240-250° C. Volovanët mbushen me tru sote, gjuhë të z mëlçi të stufuara ine erëza etj. Kur përdoret si ëmbëlsirë, mbushet me krem shantiji të përpunuar, krem ober të lehtë, krem pastiçerie etj.
0

Gjalpi, sheqeri, vezët dhe pak kripë hidhen në një enë dhe përzihen me lugë druri derisa të krijohet një masë e njëllojtë. Këtu hidhet mielli i përzier me pak sodë dhe zihet brumi duke mos e punuar shumë. Sasia e madhe e gjalpit në brumë bën që ai të jetë i shkrifët. Në qoftë se pakësohet gjalpi, kjo sasi mund të zëvendësohet me kos ose ujë dhe brumi, sigurisht, del më i ngjeshur, por me kosto më të ulët. Në qoftë se pastat duam t’i bëjmë edhe më të shkrifëta, atëherë hidhen vetëm të verdhat e vezëve, ndërsa të bardhat zëvendësohen me të verdha të tjera, pasi të bardhat zakonisht e forcojnë brumin. Nga ky brumë mund të përgatiten dhe biskota të shkrifëta (hapet brumi me trashësi rreth l cm dhe pritet në forma). Ndërsa në rastin tonë 3/4 e brumit hapen në petë me trashësi 1.5-2 cm. Hapja mund të bëhet cdhe drejtpërdrejt në tavë të lyer me yndyrë, sipër hidhet reçeli, rrafshohet, ndërsa pjesa e mbetur e brumit përzihet me pak miell që të forcohet. Pastaj hapet në petë të holla 7-8 mm dhe pritet në formë shiriti me 1.5 cm gjerësi. Këta shirita vendosen mbi reçel në fon-në rrjete. Pastaj ëmbëlsira piqet 20-25 minuta. Masat: miell 3 gota uji, gjalpë i freskët 1 filxhan çaji (sipas dëshirës gjysma e tij mund të zëvendësohet me 2 filxhanë kafeje kos), sheqer 1 gotë uji, vezë 1 kokërr ose 2 të verdha, kripë e sodë një majë luge, reçel 1 filxhan çaji.
0

Zihet brumi si për byrek të zakonshëm, hapin petët dhe piqen sipër sobës ose në furrë, duke lënë 3-4 fije për të shtruar byrekun.
Veç rrihen vezët me qumësht, kripë e gjalpë.
Në një tavë të lyer me gjalpë shtrohen petët e papjekura, spërkaten me gjalpë dhe mbi to vendosen petët e pjekura, njomen me qumësht 2 e nga 2 dhe shtrohen.
Kështu veprohet derisa të mbarohen të gjitha petët. Po të mbetet qumësht, hidhet përsipër, spërkatet me gjalpë dhe piqet.
0

Përbërësit
- 300 gr djathë i bute
- 60 gr arra te qëruara
- 100 gr pancete te prere ne feta te holla
- buke per bruskete
- 1 tufëz majdanoz
- vaj ulliri
- kripe, piper
Përgatitja
Grini ne pjese te vogla arrat dhe majdanozin. Ne një ene hidhni djathin, arrat dhe majdanozin dhe përziejini derisa te përftoni një mase homogjene. Shtoni pak vaj ulliri, kripe dhe piper sipas dëshirës. Ne fetat e bukës mbështetni një fete pancete. Hidhni kremin e djathit qe përgatitet ne fetat e brusketes dhe shërbejini.
0

Përbërësit:
* 1.5 kg kungull
* 4 lugë margarinë pa yndyrë ose gjalpë
* 4 lugë vaj ulliri
* 1/4 filxhan kaçkavall i grirë
* kripë dhe piper i zi i sapobluar, për shije

Përgatitja:
1. Ngrohim furrën në 180 gradë. Lyejmë tavën. E presim kungullin në dy pjesë. Përdorim një lugë për ta pastruar nga farat. Vendosim kungullin me pjesën e prerë poshtë, në tavën e përgatitur.
E pjekim për 45 minuta ose derisa tuli të jetë zbutur kur e shpojmë me pirun.
2. E lëmë kungullin të ftohet. E premë në copa. Mbushim filxhanët me kungull dhe pjesën tjetër e vendosim në frigorifer. Në një tigan ngrohim margarinën ose gjalpin.
3. Hedhim 4 filxhanët me kungull dhe i përziejmë. Shtojmë djathin dhe e përziejmë mirë me kungullin. I hedhim kripë dhe piper për shije.
0

Përbërësit:
* 500 gr mish i grirë
* 3 vezë
* 1 dl qumësht
* bukë e grirë
* tul nga dy feta buke
* miell
* 4 vezë të ziera
* 2 kokë qepë
* majdanoz, vaj, kripë dhe piper i zi

Përgatitja:
Qumështin e hedhim mbi tulin e bukës. Bukën e lëmë derisa ta mpijë mirë qumështin.
Qepën e grirë e skuqim në vaj. Majdanozin e grirë e vëmë në enën e madhe e të thellë, në të cilën e kemi vënë mishin e grirë.
Në enë i thyejmë një vezë, e shtojmë tulin e zbutur në qumësht dhe qepën e skuqur dhe të kulluar. Hedhim kripë dhe piper të zi dhe tërë masën e ngjeshim me dorë.
Pastaj, masën e ndajmë në dy pjesë dhe i shtypim me duar. Katër vezët e ziera i mbulojmë me brumin e mishit të grirë, duke krijuar-dy topa, të cilat i vëmë në tavë me vaj, të cilën e vëmë në furrë. Pjekim 5 minuta, në temperaturë prej 220 gradë.
E nxjerrim tavën nga furra dhe vezët skoceze i kalojmë në miell, në dy vezë të rrahura dhe në bukë të grirë. Vezët skoceze të përgatitura në këtë mënyrë i skuqim në tenxhere me vaj. I presim përgjysmë dhe i vëmë në pjatën për servirje. I zbukurojmë me kopër.
Pjatën e zbukurojmë me majonezë dhe me keçap.
0

Nevojiten:
* 1,5 kg muskul viçi
* 3 lugë rrikë
* 500 gr kërpudha të freskëta
* 200 gr djathë
* 5 vezë
* 200 ml verë e kuqe
* 100 gr gjalpë
* 2 lugë kafeje erëza të përziera
* majonez
* vaj, kripë, piper i zi

Përgatitja:
I thyejmë vezët në një enë të thellë, hedhim kripë, piper të zi dhe i rrahim me tel kuzhine. Vezët e rrahura i skuqim në vaj dhe gjalpë.
Kërpudhat e freskëta i presim në copë dhe i skuqim në gjalpë. Hedhim mbi to kripë, piper të zi, një lugë kafeje erëza të përziera dhe 2 lugë rrikë.
Tiganin e mbulojmë me kapak.
Muskulin e presim në 3 copë dhe hedhim mbi to kripë dhe piper të zi. Copët e mishit i presim në forma xhepi.
Kërpudhat e skuqura i vëmë në një enë të madhe e të thellë, në të cilën e hedhim majdanozin e grirë, vezët e skuqura të prera në copë dhe 1 lugë rrikë. Hedhim kripë, piper të zi dhe një lugë kafeje erëza të përziera.
Përziejmë dhe e shtojmë djathin e grirë.
Me këtë përmbajtje i mbushim copët e muskulit, të cilat i mbyllim me shkopinj, që të mos derdhet brendia. Copët e muskulit të mbushur i skuqim në vaj dhe gjalpë. Në tenxhere hedhim rreth 1 litër ujë, e shtojmë verën e kuqe, tenxheren e mbyllim me kapak dhe e lëmë të kaurdiset 2-3 orë.
Copëve të muskulit ua largojmë shkopinjtë dhe i presim në copë me trashësi 2-3 cm.
Në dy skajet e pjatës për servirje vëmë dy gjethe sallate jeshile. Copët e muskulit të mbushur i rendisim shkallë-shkallë në pjatën për servirje. Zbukurojmë me bizele të kaurdisur, me lulelakre, copë karote dhe mashurka. Sipër hedhim lëngun nga tenxherja.
0

BisReceta vjen si një ide për të krijuar ëmbëlsira të ndryshme dekoruese për festat e fundvitit. Në këtë recetë do të keni një Buf me “borë”, recetë shumë interesante për dekorim.
Kohëzgjatja e pregaditjes: 1 orë
Përbërësit:
Për biskotat:
125g gjalpë pak të kriposur, të zbutur
125g sheqer pluhur
1 ve, e tundur pak
1 lugë gjelle ekstrakt të vanilles
250g miell
Për dekorim:
100g qese me bajame të tëra/plota
100g qese me bajame petë-petë, të pjekura
126g qese me butona të mëdhenjë nga çokollata e bardhë
20g qese me butona të madhësisë normale nga çokollata e bardhë
50g chocolate chips të zezë
Sheqer pluhur
Fije, lidhëse për të i varur biskotat
Përgatitja
1. Temperatura e furrës duhët të jetë 190C/170C.
Gjalpin dhe sheqerin e përziejmë dukë hedhur vezën dhe ekstraktin e vanillës gradualisht.
Miellin e shtojmë duke e përziër brumin e biskotave. Përzierja vazhdon deri sa të fitojmë një mase të butë.
Vendosim brumin në një sipërfaqe të miellosur dhe e ngjeshim butësisht.
E mbulojmë ose e mbështjellim brumin me folie të plastikës dhe e lejmë ashtu për së paku 2 orë.
2. Pastaj e tëhollojmë brumin në një sipërfaqe të miellosur deri sa arrin trashësinë 0.5 cm.
I prejmë biskotat në forma ovale – madhësia vendoset sipas dëshirës.
3. Biskotat i vendosim në një tepsi me një letër pjekëse.
Të gjitha biskotat duhet të kenë madhësi të njejtë, dhe kështu i vendosim në nje tepsi së bashku.
Vendosim bajamet e plota në brumin e biskotave për të krijuar vetullat dhe hunden.
Nëse do përdorni dekorime për bredhin, e përdorim fundin e një brushe për ta formuar një gropë afër majes së biskotës.
I pjekim në furrë për 8-15 minuta, varësisht nga madhësia e biskotave, deri sa marrin një ngjyrë të artë.
Pasi i largojmë nga furra, i lejmë biskotat në letrën për pjekje për tu ftohur.
4. Për të dekoruar, i ruajmë disa butona të bardhë të çokollatës që të kemi mjaftushem butona për sytë e bufave – duhët të përdorim butona gjigant ose butona në formë mesatare (varet nga madhësia e biskotave) -
sa më të mdhënjë që mund ti bëni sytë, është më mirë për ti bërë sytë e bufit të duken sa më reale.
Butonat të cilat mbesin i vendosim në një enë të thellë dhe i lejmë të shkrihen mbi ujë që është duke vluar.
5. Përdorim një brushë me një maje të vogël për ti pikturuar dhe dekoruar biskotat.
I vendosim butonat e bardhë me brushë, pastaj i vendosim çokollatat me ngjyrë të zezë mbi të bardhat.
Çokollatën e bardhë të shkrirë e përdorim si ngjitës.
E lyjmë mesin e bufit me çokollatë të bardhë dhe i vendosim bajamet petë-petë mbi çokollatë. dukë i ndrydhur ngapak.
6. Nëse ju dukët që bajamet e vetullës dhe hundës janë liruar, mund ta përdorni çokollatën e shkrirë për ti kapur më mirë.
I lejmë biskotat të terren.
7. I lidhim me një varëse dekoruese dhe i vendosim në bredh, por para se të lidhen në bredh i hedhim mbi pak sheqer pluhur.
0
Ky blog eshte Dezajnuar nga Nexhmedin peci. Kemi kanalin ne youtube ku ngarkojm disa her ne jave video me Receta gatimi. Ju lutem te na ndiqeni ne rrjetet sopciale me poshte! ose Vizito kanalin tone ne YouTube ketu >>> https://goo.gl/G8WT6x , click here ?

Statistikat

Kerko ne Blog ketu !