Nevojiten:
* 1,5 kg muskul viçi
* 3 lugë rrikë
* 500 gr kërpudha të freskëta
* 200 gr djathë
* 5 vezë
* 200 ml verë e kuqe
* 100 gr gjalpë
* 2 lugë kafeje erëza të përziera
* majonez
* vaj, kripë, piper i zi
Përgatitja:
I thyejmë vezët në një enë të thellë, hedhim kripë, piper të zi dhe i
rrahim me tel kuzhine. Vezët e rrahura i skuqim në vaj dhe gjalpë.
Kërpudhat e freskëta i presim në copë dhe i skuqim në gjalpë. Hedhim
mbi to kripë, piper të zi, një lugë kafeje erëza të përziera dhe 2 lugë
rrikë.
Tiganin e mbulojmë me kapak.
Muskulin e presim në 3 copë dhe hedhim mbi to kripë dhe piper të zi. Copët e mishit i presim në forma xhepi.
Kërpudhat e skuqura i vëmë në një enë të madhe e të thellë, në të
cilën e hedhim majdanozin e grirë, vezët e skuqura të prera në copë dhe 1
lugë rrikë. Hedhim kripë, piper të zi dhe një lugë kafeje erëza të
përziera.
Përziejmë dhe e shtojmë djathin e grirë.
Me këtë përmbajtje i mbushim copët e muskulit, të cilat i mbyllim me
shkopinj, që të mos derdhet brendia. Copët e muskulit të mbushur i
skuqim në vaj dhe gjalpë. Në tenxhere hedhim rreth 1 litër ujë, e
shtojmë verën e kuqe, tenxheren e mbyllim me kapak dhe e lëmë të
kaurdiset 2-3 orë.
Copëve të muskulit ua largojmë shkopinjtë dhe i presim në copë me trashësi 2-3 cm.
Në dy skajet e pjatës për servirje vëmë dy gjethe sallate jeshile.
Copët e muskulit të mbushur i rendisim shkallë-shkallë në pjatën për
servirje. Zbukurojmë me bizele të kaurdisur, me lulelakre, copë karote
dhe mashurka. Sipër hedhim lëngun nga tenxherja.
No comments:
Post a Comment