08/03/2015
Pastë e shkrifët me reçel (speciale)
Gjalpi, sheqeri, vezët dhe pak kripë hidhen në një enë dhe përzihen me 
lugë druri derisa të krijohet një masë e njëllojtë. Këtu hidhet mielli i
 përzier me pak sodë dhe zihet brumi duke mos e punuar shumë. Sasia e 
madhe e gjalpit në brumë bën që ai të jetë i shkrifët. Në qoftë se 
pakësohet gjalpi, kjo sasi mund të zëvendësohet me kos ose ujë dhe 
brumi, sigurisht, del më i ngjeshur, por me kosto më të ulët. Në qoftë 
se pastat duam t’i bëjmë edhe më të shkrifëta, atëherë hidhen vetëm të 
verdhat e vezëve, ndërsa të bardhat zëvendësohen me të verdha të tjera, 
pasi të bardhat zakonisht e forcojnë brumin. Nga ky brumë mund të 
përgatiten dhe biskota të shkrifëta (hapet brumi me trashësi rreth l cm 
dhe pritet në forma). Ndërsa në rastin tonë 3/4 e brumit hapen në petë 
me trashësi 1.5-2 cm. Hapja mund të bëhet cdhe drejtpërdrejt në tavë të 
lyer me yndyrë, sipër hidhet reçeli, rrafshohet, ndërsa pjesa e mbetur e
 brumit përzihet me pak miell që të forcohet. Pastaj hapet në petë të 
holla 7-8 mm dhe pritet në formë shiriti me 1.5 cm gjerësi. Këta shirita
 vendosen mbi reçel në fon-në rrjete. Pastaj ëmbëlsira piqet 20-25 
minuta. Masat: miell 3 gota uji, gjalpë i freskët 1 filxhan çaji (sipas 
dëshirës gjysma e tij mund të zëvendësohet me 2 filxhanë kafeje kos), 
sheqer 1 gotë uji, vezë 1 kokërr ose 2 të verdha, kripë e sodë një majë 
luge, reçel 1 filxhan çaji.
Pastë e shkrifët me reçel (speciale)
 Reviewed by Receta gatimi Shqiptare
        on 
        
12:26
 
        Rating: 5
 
        Reviewed by Receta gatimi Shqiptare
        on 
        
12:26
 
        Rating: 5
 Reviewed by Receta gatimi Shqiptare
        on 
        
12:26
 
        Rating: 5
 
        Reviewed by Receta gatimi Shqiptare
        on 
        
12:26
 
        Rating: 5
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
 

 
 
 
 
 
 
No comments:
Post a Comment