08/03/2015

Kollpite dredhanik Receta Gatimi

Përbërësit: 
* ½ kg miell
* 300 djathë
* 3 lugë sheqer
* 1 tharm i freskët
* 3 lugë sheqer
* ½ l ujë
* vaj, kripë

Gatimi:
Në enën me tharmin hedhim dy lugë sheqer, pak kripë dhe pak ujë të vakët. Shtojmë 2-3 lugë miell, përziejmë dhe tharmin e lëmë të fryhet.
Në mesin e miellit bëjmë një vrimë, hedhim në të kripë dhe pak sheqer dhe e vëmë tharmin. Përziejmë me lugë dhe shtojmë vaj. E ngjeshim brumin, duke hedhur gradualisht ujë të vakët. Hedhim ujë derisa brumi ta fitojë dendësinë e duhur. Brumin vazhdojmë ta ngjeshim me duar në tavolinën e punës, në të cilën kemi hedhur miell.
Brumin e bëjmë në formë topi dhe disa herë e përplasim për tavoline. Në mes të brumit bëjmë një vrimë dhe në të hedhim vaj. Vazhdojmë ta ngjeshim brumin me të dy duart.
Brumin përsëri e bëjmë në formë topi dhe e lëmë në pjatë për t’u fryrë. Brumin e fryrë e presim në katër copë të njëjta nga të cilat bëjmë katër petë me madhësi të pjatës.
Petët i vëmë në tavë dhe i lyejmë me vaj. I lëmë të qëndrojnë 15 minuta.
Djathin e shtypim me pirun.
E marrim njërën petë, e përhapim edhe pak dhe e vëmë mbi një leckë. Në një enë vëmë vaj, me të cilin do t’i lyejmë duart, për ta përhapur petën. Petën e përhapim në madhësi si për pite. Mbi petë vëmë nga djathi i shtypur dhe me ndihmë të leckës, e mbështjellim në formë roleje. Rolenë e mbështjellim në rreth, duke krijuar koll pite. Kollpitet e gatshme i vëmë në tavë. Të njëjtë gjë e bëjmë edhe me petët e tjera. Sipër kollpiteve hedhim vaj dhe tavën e vëmë në furrë. Pjekim 15 minuta, në temperaturë prej 250 gradë.
Kollpitet e pjekura i shërbejmë me kos.

No comments:

Post a Comment

Ky blog eshte Dezajnuar nga Nexhmedin peci. Kemi kanalin ne youtube ku ngarkojm disa her ne jave video me Receta gatimi. Ju lutem te na ndiqeni ne rrjetet sopciale me poshte! ose Vizito kanalin tone ne YouTube ketu >>> https://goo.gl/G8WT6x , click here ?

Statistikat

Kerko ne Blog ketu !