Zihet brumi si për byrek të zakonshëm, hapin petët dhe piqen sipër sobës
ose në furrë, duke lënë 3-4 fije për të shtruar byrekun.
Veç rrihen
vezët me qumësht, kripë e gjalpë.
Në një tavë të lyer me gjalpë shtrohen
petët e papjekura, spërkaten me gjalpë dhe mbi to vendosen petët e
pjekura, njomen me qumësht 2 e nga 2 dhe shtrohen.
Kështu veprohet
derisa të mbarohen të gjitha petët. Po të mbetet qumësht, hidhet
përsipër, spërkatet me gjalpë dhe piqet.
No comments:
Post a Comment